GJRC / THEMELUAR NË TETOR 2026

KUSH JEMI
NE?

Gjakova Run Club – Klubi i Vrapimit Gjakova. Një komunitet që vrapon qytetin, frymëzon njëri-tjetrin dhe rritet bashkë.

01 / IDENTITETI

WE RUN
THE CITY.

Gjakova Run Club është klub sportiv i themeluar në tetor 2026, me qëllim zhvillimin e vrapimit në rrugë (road running) në Gjakovë. Ne afrojmë fillestarë, vrapues me përvojë, gra, burra dhe të rinj, përmes aktiviteteve komunitare.

Qëllimi ynë është të ndërtojmë një kulturë të qëndrueshme vrapimi, mirëqenieje dhe respekti. Nuk kërkojmë ritëm të caktuar për të qenë pjesë e aktivitetit.

Ilustrim artistik me të rinj dhe të rritur duke vrapuar bashkë
02 / VLERAT TONA

VRAPOJMË.
FRYMËZOJMË.
RRITEMI BASHKË.

01

Për të gjithë

Mirëpresim çdo nivel përgatitjeje. Fëmijët dhe të rinjtë marrin pjesë me kujdesin dhe pëlqimin e nevojshëm të prindërve ose kujdestarëve.

02

Vrapim në asfalt

Fokusi ynë është vrapimi në rrugë, me itinerare të organizuara dhe kujdes për sigurinë e pjesëmarrësve.

03

Komunitet aktiv

3K dhe 5K çdo të diel në ora 11:00, Parku i Qytetit, te platoja. Aktivitetet javore janë falas.

Ilustrim i komunitetit të vrapimit
03 / INFORMIM ZYRTAR

KLUB I HAPUR.
PARIME TË QARTA.

Gjakova Run Club ka strukturë organizative dhe dokumentacion të klubit. Dokumentet që miratohen për publikim vendosen në seksionin Transparenca, ndërsa të dhënat personale dhe draftet nuk publikohen.

Fotografitë dhe ilustrimet e kësaj faqeje janë materiale artistike dhe nuk janë dëshmi fotografike të një aktiviteti të caktuar.

Dokumentacioni dhe transparenca ↗Bashkohu me ne ↗